Lajme
Pas intervistës së Kurtit për lojën me “klikera”, presidentja Osmani ndjekë rrugën e tij dhe shkon në “Radar”
Demokracia
10:16 | 24 Maj 2023

Share:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nuk shfaqet shpesh në intervista serioze.

Pas kryeministrit Albin Kurti që e dha një intervistë për lojën me klikera, edhe Osmani e ka ndjekur rrugën e tij, duke shkuar në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini.

Ajo në këtë emision ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit, shkruan Demokracia.com.

Në “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Osmani ka treguar se të parat që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.

“Ka qenë një ditë e jashtazakonshme 4 prilli sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistët tona që kanë qenë mysafirët tona të para në Presidencë pasi kam marr detyrën të cilat janë dhe personat që ja kanë zbardh fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lartë e më lartë. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.

Vizita e Osmanit në ambientet e Dukagjinit vie me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Të ngjashme