Sport
​Pas humbjes në finale, Interi merr lajme të mira
Demokracia
15:03 | 11 Qershor 2023

Share:

Përfundimi i Interit si nënkampion i Evropës ka pasur benefite të rëndësishme ekonomike, duke i ndihmuar ata të përgjysmojnë humbjet e tyre në krahasim me vitin e kaluar.

“Gazzetta dello Sport” raporton se si bilancet e “Nerazzurrëve” për vitin kalendarik 2022 u mbyll me humbje prej rreth 140 milionë euro, diçka që është reduktuar kryesisht nga ecuria e tyre deri në fund të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në futboll, përcjellë KosovaPress.

Interi do të marrë rreth 100 milionë euro nga UEFA falë përfundimit në vendit e dytë në Ligën e Kampionëve, dhe shitja e biletave nga kompeticioni do të sjellë gjithashtu rreth 40 milionë euro. Sponsori “Paramount”, i veshur në finale, ishte në vlerë 4 milionë euro për klubin milanez.

Këtë sezon, Interi pritet të arrijë në 400 milionë euro të ardhura për herë të parë në historinë e tij, gjë që do të çojë në humbje prej rreth 70-80 milionë euro për bilancin që përfundon në qershor 2023, një reduktim jetik.

Pavarësisht kësaj, “Nerazzurrët” do të duhet të ulin kostot dhe të ulin faturën e tyre të pagave, gjë që mund t’i bëjë ata të shesin një lojtar të rëndësishëm të ekipit të parë këtë verë, ndoshta portierin Andre Onana.

Të ngjashme