Kombëtarja e Suedisë ka marrë rrugën drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën, Suedia është mysafire e Kosovës, raporton Demokracia.com.
Futbollistët e Suedisë nga Aeroporti i Stokholmit janë nisur nga ora 10:04, derisa në Prishtinë priten të arrijnë nga ora 12:45.
Fluturimi i kombëtares suedeze po bëhet me kompaninë ajrore “Enter Air”, derisa lloji i aeroplanit është tejet special “Boeing 737-8Q8”.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet nesër nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com