Lajme
Pas Gërvallës edhe Nagavci ia huq postimeve në ‘Twitter’
Demokracia
16:07 | 23 Shtator 2021

Share:

Pas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në disa raste ka ngatërruar flamujt e shteteve, të njëjtin gabim sot e ka bërë edhe ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Në një njoftim në “Twitter” për takimin me homologun e saj austriak, Heinz Faßmann, në vend të flamurit austriak e ka vendosur atë të Danimarkës.

Edhe pse pas pak çastesh ky postim i publikuar nga Nagavci me flamurin e Danimarkës është fshirë dhe është publikuar i riu me flamurin austriak.

“Pata kënaqësinë të takohem me homologun austriak, ministrin Heinz Fasmann. Ne shkëmbyem qëndrimet tona për rëndësinë e reformave në arsimin e lartë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të Austrisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Twitter.

Të ngjashme