Lajme
Pas Gashit, edhe Pozhari i vendosur: 100 për qind, Kurti s’e nënshkruan Asociacionin
Demokracia
15:56 | 25 Shkurt 2023

Share:

Shkëlzen Gashi, analist, e dikur edhe aktivist i VV-së dhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ditë më parë kishte dhënë një deklaratë të fuqishme për ish-shefin e tij. Ai kishte garantuar se Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin.

“Unë për Kurtin kam thënë se nuk e len referendumin, nuk i len zgjedhjet e Serbisë qetu me u mbajt. E tash unë po të them që një: ai nuk e bën asociacionin me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës, dy: nuk jep dorëheqje, mujnë me shkarku edhe tre: një sen po ua thom t’u kon në opozitë ka me kundërshtu fort asociacionin. Për qito unë garantoj.” – deklaronte ish-këshilltari i Kurtit.

Një tjetër analist, i njohur për qëndrimet goxha të afërta me VV-në, ka folur njëjtë sikurse z. Gashi. Xhevdet Pozhari, analist, por edhe këshilltar i z. Arben Vitisë, ka theksuar se Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin. Madje për këtë ai ishte “100 për qind i sigurt”. Këto ai i tha në një debat në ATV.

“Çfarë interesi ka Kosova prej themelimit të Asociacionit?”, ishte pyeta e Pozharit drejtuar kolegëve të tij panelistë.

“Ka me ta nënshkru, e çka nëse e nënshkruan? Çka thu ti këtu Xhevdet?” – ishte pyetje si kundërpërgjigje.

“Nëse Serbia insiston vazhdimisht në Asociacion, kjo marrëveshje dështon, sepse zoti Kurti nuk e realizon” – tha Pozhari.

“Pse je i sigurt që s’e realizon?” – ishte pyetja tjetër e Hamidit.

“100 për qind, këtu ta nënshkruar.” – ishte përgjigja e Pozharit.

Të ngjashme