Sport
Pas frikës vjen çlirimi, Ndicka mund të lërë që sot spitalin
Demokracia
12:19 | 15 Prill 2024

Share:

Pas frikës që u shkaktua mbrëmjen e së dielës në sfidën Udinese-Roma, Evan Ndicka ka kaluar në spital një natë të qetë dhe situata e tij është normalizuar. Mbrojtësi i Romës, pasi u ndie keq në fushë u drejtua në spital. Dhe pas ndihmës së parë mëngjesin e kësaj të hënë i është nënshtruar ekzaminimeve të tjera të detajuara.

Dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të lërë shpejt spitalin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Spitali ku ndodhet i shtruar, bëri të ditur se nuk do të shpërndajë një buletin mjekësor. Diçka që do të menaxhohet nga klubi i Romës.

Të ngjashme