Sport
Pas fitoreve në qershor, Kosova vazhdon të ngritet në ranglistën e FIFA-s
Demokracia
10:44 | 23 Qershor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka përditësuar ranglistën e re të kombëtareve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar sërish ngritje për një pozitë në këtë ranglistë duke u pozicionuar tanimë në pozitën e 106-të, raporton Demokracia.com.

“Dardanët” para këtij përditësimi kishin zënë vendin e 107-të në ranglistën e FIFA-s.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse këtë rezultat e shënoi falë dy fitoreve të arritura në muajin qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova triumfoi ndaj Qipros (0:2) dhe Irlandës së Veriut (3:2), teksa humbi nga Greqia në dy takimet tjera (0:1 – 2:0)./Demokracia.com/

Të ngjashme