Sport
Pas fitores ndaj Dritës, Gjilani përballet me Llapin në superformë
Demokracia
11:06 | 28 Nëntor 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje shumë interesante të vlefshme për xhiron e 16-të.

Vëmendja kryesore do të jetë tek përballja ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.

Skuadra e Ismet Munishit që aktualisht e kryeson tabelën me 28 pikë vjen nga fitorja në derbin lokal ndaj Dritës, kurse ajo e Tahir Batatinës në mesjavë e mposhti Drenicën me rezultat 5-3 dhe momentalisht renditet në vendin e 24 pikë, pra katër më pak se rivali i sotëm.

Në dy ndeshjet tjera, Ballkani ballafaqohet me Feronikelin, kurse Malisheva e pret Drenicën.

Ndeshja Llapi-Gjilani fillon nga ora 13:30, kurse dy të tjerat nga ora 13:00.

Të ngjashme