Sport
Pas FIFA-s e UEFA_s, Federata Evropiane e Hendbollit pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë
Demokracia
11:11 | 01 Mars 2022

Share:

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një njoftim tjetër.

Të kujtojmë që Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll do të duhej të luante me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Varna të Bullgarisë prej 14 deri më 23 korrik.

Sipas shortit, Kosova është në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Ukrainën.

Ndërkohë Kombëtarja U18 e Rusisë është në një grup tjetër të Evropianit në të cilin Kosova paraqitet në muajin gusht. /Demokracia.com

Të ngjashme