Lajme
Pas evakuimit të civilëve, rusët bombarduan sërish fabrikën e çelikut Azovstal
Demokracia
16:58 | 03 Maj 2022

Share:

Forcat ruse filluan të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin portual të Mariupolit në jug të Ukrainës, pasi ushtarët ukrainas përdorën armëpushimin për të zënë pozicione, njoftoi sot RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Demokracia.com.

“Është shpallur një armëpushim, civilët duhej të evakuoheshin nga territori i Azovstal. Kjo u përdor nga regjimenti Azov dhe ushtarët ukrainas të vendosur në fabrikë. Ata dolën nga bodrumi, zunë pozicione zjarri në territor dhe në ndërtesën e fabrikës”, tha agjencia ruse në një raport, transmeton Reuters.

Sot, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko, shprehu shpresën se kolona e parë e të evakuuarve nga rrënojat e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol do të arrijë sot në qytetin e Zaporozhye, i cili kontrollohet nga Ukraina.

“Kolona e të evakuuarve po lëviz drejt Zaporozhye, evakuimi vazhdon”, tha Boychenko në televizionin kombëtar, sipas Reuters. /Demokracia.com/

Të ngjashme