Lajme
Pas Escobarit, nesër PSD e viziton bustin e Ibrahim Rugovës, organizon një aktivitet
Demokracia
21:31 | 20 Tetor 2022

Share:

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka njoftuar se nesër kjo parti do të mbajë një aktivitet pranë bustit të Ibrahim Rugovës.

Aktiviteti do të fillojë në orën 11:00, por nuk kanë dhënë detaje për arsyen e këtij aktiviteti.

“Nesër, me datën 21 tetor (e premte), duke filluar nga ora 11:00, PSD do të mbajë aktivitet pranë bustit të Ibrahim Rugovës”, njofton Kuçi.

Kujtojmë se dje emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është ndalur te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në kryeqytet, teksa po ecte drejt objektit të Presidencës, ku u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Të ngjashme