ShowBiz
Pas eliminimit të Beatrixës, ironizion mikesha e Borës, Olsa Muhameti
Demokracia
10:27 | 23 Janar 2022

Share:

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ishte në nominim gjatë javës së kaluar së bashku me të dashurin e saj, Donald Veshaj dhe moderatoren, Einxhel Shkira. Ndërsa, të premten gjatë natës së spektaklit publiku kishte vendosur që përmes televotimit të largojnë këngëtaren kosovare.

Para disa javëve, në shtëpinë e famshme ishin tre çifte, e që pas eliminimit të Beatrixës, tashmë nuk ka mbetur më asnjë çift, kështu që vetëm Einxhel dhe Donald janë brenda akoma e partnerët e tyre jashtë.

Pas njoftimit se do të largohet Beatrixa, nuk u përloten vetëm banorët por edhe moderatorja, Arbana Osmani.

Ndërsa, lidhur me daljen e saj ka reaguar edhe Olsa Muhameti – autorja e “Për’puthen”, emision të cilin e udhëheq ish e dashura Donaldit, Bora Zemani.

“Kush vdiq mo fol”, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar, por që më pas Olsa e fshiu postimin.

Kujtojmë se mikesha e Borës, Olsa kishte reaguar edhe pas zyrtarizimit të lidhjes Donald – Beatrix.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurte dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, ka shkruar ajo në Instastory.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024