Sport
Pas dy operacioneve dhe katër seancave të kimioterapisë, sulmuesi i Dortmundit rikthehet në fushë
Demokracia
18:34 | 10 Janar 2023

Share:

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania. Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller është rikthyer në fushë gjashtë muaj pasi u diagnostikua me kancer në testikuj, përcjell Demokracia.com.

Haller mbërriti në Dortmund verën e kaluar për 31 milionë euro nga Ajax, por në vend që të tregonte cilësi në fushë, iu desh të shkonte në spital.

Prognoza nuk ishte optimiste, megjithatë, Haller u rikthye në fushë, pas dy operacioneve dhe katër seancave të kimioterapisë.

Ai hyri në lojë në minutën e 74-të të fitores 5-1 të Dortmundit ndaj Fortuna Dusseldorf dhe nuk ka dyshim se ish-lojtari i Eintracht do të jetë një shtysë e madhe për “Milionerët” në sezonin pranveror./Demokracia.com/

Të ngjashme