Sport
Pas dy ndeshje të sotme tabela ka këtë pamje, Llapi e Dukagjini mbesin në fundin e saj
Demokracia
17:24 | 25 Shtator 2021

Share:

Llapi e Drenica, kanë zhvilluar një ndeshje të luftuar shumë në fushë por që asnjëra nuk ka shënuar fitore pasi ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1, shkruan Demokracia.com.

Padyshim ky barazim fare nuk i ka konvenuar Llapit, që vazhdon të mbetet pa fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara në elite.

Në takimin tjetër që u zhvillua në Suharekë ndërmjet Ulpianës e Dukagjinit, shikuesit nuk kanë parë asnjë gol pasi ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.

Të dyja ndeshjet u zhvilluan në kuadër të javës së gjashtë të Superligës, takimet tjera luhen nesër.

Tabela pas dy ndeshjeve të sotme duket kështu si më poshtë. /Demokracia.com

Të ngjashme