Lajme
Pas dy muajsh arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë
Demokracia
10:35 | 19 Maj 2023

Share:

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovarë pasi dyshohet për vrasje në tentativë në Prishtinë.

Tentim vrasja ka ndodhur më 27 mars të këtij viti në Prishtinë, rreth orën 20.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Prishtinë 27.03.2023 – 20:17. Lidhur me rastin, më 18.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme