Lajme
Pas dorëheqjes, Bajrami flet për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Demokracia
19:51 | 24 Shkurt 2021

Share:

Hykmete Bajrami, ish-ministre e Financave, ka folur rreth çështjes së vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Hykmete Bajrami gjatë së mërkurës ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë e Financave, raporton Demokracia.com.

Pas dorëheqjes, Bajrami ka folur rreth vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit gjatë kohës sa ajo ishte ministre e Financave.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se dy persona janë në burg për vjedhjen e Thesarit, përderisa të gjithë përfituesit janë nën hetime.

“Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit, pa ndërhyrje:

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.

GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet.

Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale.

Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.

Oganet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti.

Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës.

Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Hykmete Bajrami. /Demokracia.com/

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në…

Posted by Hykmete N. Bajrami on E mërkurë, 24 Shkurt 2021

Të ngjashme