Lajme
Pas djegies në Zubin Potok e bombat në Zveçan, Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar
Demokracia
12:21 | 25 Shtator 2021

Share:

Pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti i cili e ka quajtur djegie të qëllimshme.

Kurti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se Serbia po i nxit dhe mbështet aktet kriminale dhe po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar, përcjell Demokracia.com

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti ka thënë poashtu se sulmet e tilla nuk do të tolerohen.

“Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1218637015302847

Të ngjashme