ShowBiz
Pas divorcit me Kim Kardashian, Kanye West nis një lidhje të re dashurie?
Demokracia
19:39 | 26 Maj 2021

Share:

Kohëve të fundit janë duke qarkulluar thashetheme se Kanye West dhe Irina Shayk janë në lidhje dashurie sekrete.

Kim Kardashian paraqiti divorcin nga Kanye pas 6 vitesh martesë, muajt e fundit, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë Irina ka qenë single që nga ndarja e saj me Bradley Cooper në qershor të vitit 2019.

Tani, thuhet se reperi 43-vjeçar është në një lidhje romantike me modelen ruse, 35-vjeçare.

Një burim i DeuxMoi tha: “Kanye West është në një lidhje sekrete me Irina Shayk”.

Më vonë DeuxMoi shtoi në Instagram: “Pasi e analizuam këtë, nuk e dimë nëse fjala “lidhje” është adekuate, por sigurisht ka një interes në këtë çështje”.

Kanye dhe Irina nuk kanë dhënë ende ndonjë koment. /Demokracia.com/

Të ngjashme