ShowBiz
Pas divorcit Kim Kardashian thotë se dëshiron të ketë akoma fëmijë
Demokracia
18:09 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Kim Kardashian nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë fëmijë pas divorcit nga Kanye West.

Ylli televiziv, e cila ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me fituesin e “Grammy”-t, ka thënë në “Goop” të martën se ajo ‘kurrë nuk do të thotë kurrë’ – kur u pyet për një fëmijë të pestë.

Kardashian i tha Paltrow të martën se dëshiron të kalojë “disa vite” beqare përpara se të kthehet në një romancë serioze.

Biznesmenja, e cila është martuar tre herë, ka vazhduar të reflektojë për marrëdhëniet e saj.

“Ndjej, sinqerisht se martesa ime e fundit ishte e para e vërtetë”, tha Kardashian për West.

“E para, thjesht nuk e di se çfarë po ndodhte”, shpjegoi krijuesja e “Skims”. “E dyta, u ndjeva sikur doja të martohesha, sepse të gjithë miqtë e mi ishin në pozitë të njëjtë”.

Kim Kardashian ndan katër fëmijë me Kanye Westin. Ajo në intervistën e fundit theksoi se është e shqetësuar pasi të dashurit e ardhshëm do të kenë frikë nga Kanye Westi.

Romanca e fundit e Kimit ka qenë me komedianin Pete Davidson.

Të ngjashme