Lajme
Pas dështimit në Prishtinë, Arben Vitia rikthehet si Ministër i Shëndetësisë
Demokracia
18:31 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Pasi dështoi në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Arben Vitia po rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Demokracia.com nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka mësuar ekskluzivisht se ish-ministri Arben Vitia do të rikthehet si Ministër i Shëndetësisë dhe ditëve të ardhshme ky vendim i Kurtit do të bëhet publik.

“Arben Vitia kthehet Ministër i Shëndetësisë brenda këtij viti”, ka thënë një bashkëpartiak i Vitisë për Demokracia.com.

Sipas tij, Vitia tashmë ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e tij në spitalin privat “Olive”, ku ishte sistemuar pas dështimit në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës.

Ministria e Shëndetësisë në kohën sa drejtohej nga Arben Vitia kishte nënshkruar me dhjetëra tenderë e kontrata të dyshimta për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e COVID-19.

Këto kontrata dyshohet se ishin dhënë duke u favorizuar operatorët ekonomikë dhe çmime të larta. /Demokracia.com/

Të ngjashme