Lajme
Pas dështimit me njohjet nga shtetet, Osmanit i mbetet vetëm t’i bashkohet nismës virtuale për njohjen e Kosovës në Google
Demokracia
20:10 | 09 Gusht 2023

Share:

Nuk ka njohje. Në dy vitet e fundit Kosovës nuk i ka ardhur as edhe një njohje e re. Njohja e fundit shtetit të Kosovës i ka ardhur në muajin shkurt të vitit 2021 nga shteti i Izraelit, njohje kjo që erdhi pas marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, të cilën Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar shumë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe në faqen zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, ku data 1 shkurt 2021 figuron për njohjen e fundit nga Izraeli.

Por, bartësja e politikës së jashtme, presidentja e Kosovës gjatë mandatit të saj bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk kanë arritur t’i sjellin vendit asnjë njohje.

Pas, dështimit për të sjellë ndonjë njohje te re, Vjosa Osmani i është ka bashkuar nismës së platformës ‘Dua.com’ për përfshirjen e Kosovës në platformat e gjigandit botëror, Google.

”E lumtur për t’iu bashkuar nismës së dua.com për thirrje që Google të përfshijë Kosovën në të gjitha shërbimet e saj. Një vendim i vonuar prej kohësh. Një ndryshim i vogël për një hap gjigant në barazi, aksesueshmëri dhe përfshirje. Shto Kosovën në Google”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.

Platforma “Dua.com” ka lansuar peticionin për njohjen e Kosovës në platformat e Google, e i cili ka arritur të marrë mijëra nënshkrime.

Pos, mungesës së njohjeve Kosova nuk ka pasur ndonjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare e institucione të BE-së.

Ndryshe, që nga vitit 2017, Serbia pati nisur një fushatë të udhëhequr nga ish-ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, për t’i bindur shtetet që të tërheqin vendimet për njohjen e shtetit të Kosovës.

Daçiq kishte deklaruar se 18 shtete kishin kthyer pas vendimin. Në mesin e tyre: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guinea e Re, Lesoto, Komonuelthi i Dominikës, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru.

Paqartësi rreth numrit të njohjeve kishin shkaktuar në të kaluarën edhe vet institucionet e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme