Sport
Pas Demokracia.com, lajmin për rikthimin e tifozëve e konfirmon edhe SC Gjilani
Demokracia
19:53 | 04 Shkurt 2022

Share:

Ashtu siç raportoi më herët Demokracia.com se ndeshjet e Kupës së Kosovës luhen me tifozë, pas ndryshimit të masave nga Qeveria e Kosovës, ka qenë SC Gjilani që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Gjilani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar tifozët se mund të jenë prezentë në ndeshjen e Kupës ndaj Dukagjinit.

Të pranishëm në stadium do të jenë 30% e kapacitetit të stadiumit në Gjilan.

Njoftimi i plotë i SC Gjilanit

Sport Club Gjilani njofton se dueli i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës ndaj Klubit Futbollistik Dukagjini do të zhvillohet të shtunën më 5 shkurt në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13.00.

? Tribuna qendrore brenda stadiumit do të jetë e rezervuar vetëm për personat zyrtar të dy klubeve, për personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe transmetuesin e ndeshjes.

✅ Tribuna prapa portës do të jetë në dispozicion për tifozët, derisa hyrja do të jetë pa pagesë.

⛔ Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë. /Demokracia.com

Të ngjashme