Lajme
Pas deklaratës së Kastratit, sot protestohet para rektoratit të UP-së
Demokracia
08:00 | 05 Prill 2021

Share:

Në oborrin e rektoratit të UP-së sot pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i profesorit të UP-së, Ardian Kastratit.

Një status Facebook rreth një gruaje me mbipeshë nga ana e deputetit dhe profesorit universitar Ardian Kastrati ka ngjallur reagime shumta, derisa e ka postuar në momentet kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e vendit. 

Për këtë arsye është paralajmëruar edhe protestë sot për në ora 11:00. 

“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, shkroi Rron Gjinovci në Facebook, i cili udhëheq me ORCA, organizatë për rritjen e cilësisë në arsim./Demokracia/

NJOFTIM

Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së…

Posted by Rron Gjinovci on Sunday, April 4, 2021

 

Të ngjashme