ShowBiz
Pas deklaratës së Gjon Muharremit, reagon Alketa Vejsiu
Demokracia
10:32 | 25 Maj 2021

Share:

Pasi Gjon Muharremaj u bë temë kryesore e mediave pasi fitoi vendin e tretë në Eurovision dhe tregoi që ai kishte dashur të përfaqësonte Shqipërin dhe organizatorët e Festivalit të Këngës në Shqipëri e ftuan aty, për ta refuzuar ditë më pas.

Kjo deklaratë mori vëmendje të madhe, duke nxitur inat për një nga organizatoret e festivalit Alketa Vejsiu, transmeton Demokracia.com

Tani lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila e ka spjeguar situatën për Revistën Anabel.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, është shprehur Alketa./Demokracia.com/

Të ngjashme