ShowBiz
Pas deklaratës së Donaldit, reagon edhe Beatrix
Demokracia
14:56 | 12 Prill 2022

Share:

Pas shumë zhvillime brenda dhe jashtë “Big Brother Vip”, Donald Veshaj, ka reaguar dje për herë të parë. Në mesin e shumë kodeve të përdorura në shkrimin e tij, Donaldi deshi të tregojë se u pendua për atë që nisi me Beatrix-ën brenda spektaklit.

Përmes një “InstaStory” ai reagoi, duke thënë se po përpiqet ta fitojë sërish Borën.

“Kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që Bora të shkrihet” ishte një pjesë e deklaratës se aktorit.


Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i Beatrix përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Shumë njerëzve nuk iu pëlqejë unë, për shkak se jam shumë e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë, sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, shkroi këngëtarja.

Kujtojmë që Beatrix muaj më parë i kushtoj këngë Donaldit, ndërsa tani aludohet se është në përfundim të këngës së dytë kushtuar këtij të fundit. /Lajmi.net/

Të ngjashme