ShowBiz
Pas deklaratave të paqarta të Jasminës, zbulohet statusi i vërtetë i Ardian Bujupi
Demokracia
23:20 | 23 Mars 2022

Share:

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu kanë qenë mjaft të komentuar së fundmi në mediat rozë për një romancë të mundshme.

Jasmina ishte ajo që dha deklarata të paqarta duke lënë vend për dyshim.

Ajo u shpreh se “ndoshta ka pasur, ndoshta nuk ka pasur shkëndija mes tyre”. Por, një reagim më i qartë duket se ka ardhur nga ana e Ardian Bujupi.

Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxehta mes dyshes kanë ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të tij.

Vetëm një ditë më parë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”, tha ajo në “ATV” kur u pyet nëse ka pasur shkëndija mes saj dhe artistit.

Aludimet se artisti dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” mund të jenë në një lidhje erdhën pasi ata u fotografuan krah njëri-tjetrit në Prishtinë, e po ashtu publikuan një video në ‘TikTok’ ku kërcejnë bashkë.

Të ngjashme