Lajme
Pas darkës me Vuçiqin dhe Kurtin, Lajçaku informon për dialogun kryediplomatin turk
Demokracia
14:21 | 10 Maj 2022

Share:

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në një postim në Twitter Lajçak ka shkruar se me ministrin e jashtëm turk ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor e në veçanti dialogun Kosovë – Serbi.

“Faleminderit Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen, mbështetjen për punën time dhe diskutimin tonë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, në veçanti Dialogun”, shkruan ai në Twitter.

Ky takim me ministrin e jashtëm turk vjen pas darkës që Lajçak ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkruante Lajçak në Twitter, teksa kishte publikuar foto nga darka joformale.

Të ngjashme