ShowBiz
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Donaldi tregon se ka qarë për këtë vajzë
Demokracia
07:38 | 03 Maj 2022

Share:

Për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, Donald Veshaj është rrëfyer, pas episodit të parë të emisionit të tij.

Për muaj të tërë ai ka qëndruar në heshtje edhe pse ishte në qendër të vëmendjes.

Në emisionin e parë të “Më lër të flasë”, ai ka përmendur Bora Zemanin por nuk ka dhënë asnjë detaj për jetën personale.

Donaldi ka qenë sot i ftuar në “Wake Up” bashkë me Romeon, ku sërish është treguar i rezervuar.

Duke folur për emisionin e tij të ri, Donaldi dha një detaj që se kishte thënë më parë.

Të pyetur se kush nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi tha se “Askush nuk niset për të lënduar dikë.”

Ndërsa hera e fundit që ai ka qarë tregoi se ishte: Kur fola me një zonjë që kishte humbur vajzën në moshë të re dhe vetë vuante nga një sëmundje e rëndë./Lajmi.net/

Të ngjashme