ShowBiz
Pas daljes nga BBVA, Nita mbështet Luizin
Demokracia
16:56 | 30 Prill 2023

Share:

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi dhe Qetsor Ferrunaj teksa ishin në studio me Arbana Osmanin, u pyetën se kush mendojnë se do jetë fituesi i këtij edicioni.

Qetsori u shpreh se Luizi do fitonte BB VIP, ndërsa Nita tha emrin e Krist Aliajt. Por sot teksa ishin të ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel, teksa iu drejtua kjo pyetje, këngëtarja ndryshoi mendim.

Nita tha se më shumë mundësi ka që të fitojë Luizi, duke hedhur poshtë mendimin e saj të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Latifi është banorja më e fundit që i bashkohet grupit që sa dalin nga shtëpia e BB VIP bëhen me Luizin. Kjo ka ndodhur edhe më herët, ku banorët që fillimisht flisnin keq për të, më vonë ndryshonin mendim dhe bëheshin me të.

Të ngjashme