Sport
Pas ciklit të Kombëtareve, Superliga rikthehet me derbin e rivalëve për titull
Demokracia
14:34 | 30 Mars 2022

Share:

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e radhës.

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet ndeshjet e xhiros së 27-të kampionale, raporton Demokracia.com.

Derbi i madh i sezonit dhe njëri nga më të rëndësishmit deri më tani luhet në Anamoravë. Dy rivalët për titull të kampionit, Gjilani dhe Ballkani sfidohen më njëri-tjetrin.

Ballkani në rast të triumfit në Anamoravë do t’i afrohej edhe më shumë suksesit historik, në anën tjetër “kuqebardhët” përmes fitores vazhdojnë ta ruajnë hapin dhe t’i afrohen edhe më shumë suharekasve në garë për titull. Gjilani – Ballkani luhet të dielën me fillim nga ora 13:30.

Dritën e pret takim i lehtë në “letër”, pasi viziton Lipjanin për t’u ndeshur me Ulpianën.

Prishtina synon këndelljen në shtëpi ndaj Llapit, Dukagjini i bën “konak” Malishevës, derisa Drenica dhe Feronikeli luajnë derbin rajonal.

Çiftet e javës së 27-të:

Gjilani – Ballkani

Prishtina – Llapi

Ulpiana – Drita

Drenica – Feronikeli

Dukagjini – Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme