Kosova ka marrë një pikë më shumë peshë në sfidën ndaj Greqisë duke barazuar 1:1.
Ashtu siç kishte pranuar gol në finish të pjesës së parë, Kosova ka shënuar në finish të ndeshjes për të mos u mposhtur nga Greqia, shkruan Demokracia.com.
Hero edhe në këtë sfdië doli të jetë Vedat Muriqi. Pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Kemi merituar më shumë, e ndjej këtë. Kemi humbur dy pikë, por nuk ishte e lehtë të luash ndaj një skuadre të tillë”, ka thënë Challandes në RTK.
“Ata luajnë shumë shpejt me top dhe janë të mirë në mbrojtje. Nuk është e lehtë ta fitosh topin ndaj Greqisë. Nuk mund të jemi të zhgënjyer me barazimin”, tregoi ai.
“Nganjëherë kemi pasur probleme me pasimin e fundit dhe situata jonë standarde nuk ka qenë e mirë. Kemi ndryshuar paksa strategjinë dhe kemi luajtur vertikalisht. E kemi analizuar ndeshjen ndaj tyre në shtatorin e vitit të kaluar, kur ishim shumë keq. Kishim luajtur keq”, shtoi trajneri zviceran. /Demokracia.com