Lajme
“Pas Banjskës NATO po ofron më shumë siguri”: Rohde përforcon fjalët e Stoltenberg
Demokracia
12:45 | 21 Nëntor 2023

Share:

Pas sulmit terrorist dhe paraushtarak në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator “NATO po ofron më shumë siguri”, ka thën ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, në një prononcim para gazetarëve

“NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri”, ka thënë Rohde, siç e citoi Ekonomia Online.

Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, tha ambasadori gjerman.

Të ngjashme