Lajme
Pas akuzave të Martyt, Osmani kërkon nga Zvicra informata zyrtare
Demokracia
19:03 | 13 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve, ajo ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane për këto plane.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

Të ngjashme