ShowBiz
Pas akuzave për abuzim, Marilyn Manson përjashtohet nga kompania e tij e produksionit
Demokracia
12:32 | 02 Shkurt 2021

Share:

Marilyn Manson është përjashtuar nga produksioni i tij pas pretendimeve nga aktorja Rachel Evan Wood se ajo ishte “abuzuar” nga muzikanti, transmeton Demokracia.com

Loma Vista Recordings tha se nuk do të punonte më me Manson dhe do të pushonte së promovuari albumin e tij të fundit “efektiv menjëherë”.

Manson ka mohuar akuzat, duke thënë se ato ishin “shtrembërime të tmerrshme të realitetit”.

Paraqitja e tij e planifikuar në serialin American Gods gjithashtu është anuluar.

Manson pritej të shihej në një episod të ardhshëm, por rrjeti televiziv amerikan Starz tha në një deklaratë: “Për shkak të akuzave të bëra kundër Marilyn Manson, ne kemi vendosur të heqim performancën e tij nga episodi i mbetur në të cilin është planifikuar të transmetohet më vonë këtë sezon. Starz qëndron pa mëdyshje me të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit “.

Albumi më i fundit i këngëtarit i lansuar përmes Loma Vista ishte Ëe Ëe Chaos i vitit të kaluar, i cili arriti numrin shtatë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe tetë në SHBA.

Manson filloi të punojë me Loma Vista në 2015 për rekordin e tij The Pale Emperor.

Të hënën, Ëood pretendoi se Manson kishte “abuzuar në mënyrë të tmerrshme” me të gjatë marrëdhënies së tyre tre-vjeçare.

Manson dhe Ëood filluan lidhjet në 2007 dhe u fejuan në 2010, por u ndanë më vonë atë vit.

Ëood më parë ka thënë se ajo është një e mbijetuar e përdhunimit dhe abuzimit në familje, pa përmendur emrin e personit të akuzuar./Demokracia.com

Të ngjashme