Lajme
Pas AKR-së edhe Partia e Drejtësisë mbështet Bedri Hamzën për kryetar të Mitrovicës
Demokracia
14:56 | 13 Shtator 2021

Share:

Edhe Partia e Drejtësisë në Mitrovicë, pas Aleancës Kosova e Re, ka vendosur ta mbështesë Bedri Hamzën për kryetar të Mitrovicës.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë, Vesel Neziri, sot kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Hamza, ka falënderuar kryetarin Neziri dhe strukturat drejtuese të Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen e tyre.

“Së bashku me Partinë e Drejtësisë, me Aleancën Kosova e Re, me njerëzit vullnetmirë të Mitrovicës, po i bashkojmë forcat për jetësimin e vizitonit tonë për një qytet më funksional, më të pastër, me mjedis më të gjelbër. Po i bashkojmë forcat për t’ia dhënë Mitrovicës dhe banorëve të saj qeverisjen që e meritojnë dhe që i bënë ata krenarë”, ka thënë Hamza.

Partia e Drejtësisë në Mitrovicë, sipas kësaj marrëveshjeje, zotohet të mbështesë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën, për kryetar të Mitrovicës.

Pas fitores në zgjedhjet lokale në Mitrovicë, Partia e Drejtësisë do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në komunën e Mitrovicës.

Kryetari i këtij subjekti politik, Vesel Neziri, ka ftuar gjithë anëtarësinë e Partisë së Drejtësisë dhe qytetarët e Mitrovicës që ta votojnë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën, për kryetar të Mitrovicës. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme