Lajme
I shurdhohet “pipza” Xhelal Sveçlës, që 17 ditë i heshtur në Facebook
Demokracia
21:02 | 24 Gusht 2023

Share:

Të gjithë e dinë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndër të tjera është edhe “merakli” i shpërndarjes së çdo suksesi të Policisë së Kosovës, shpeshherë duke e luajtur edhe rolin e zëdhënësve të Policisë.

Por, ka 17 ditë që ai është heshtur në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Pas shpërthimit të aferave të zhdukjes së rezervave shtetërore, arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, i cili u zu me substanca narkotike të transportuara nga Kosova në Shqipëri pa u vërejtur fare nga Policia e Kosovës, Sveçla është shukatur tërësisht.

Ai më nuk po shpërndan asnjë lajm për aktivitetet e Policisë së Kosovës dhe as të ministrisë që e drejton.

Njoftimin e fundit në Facebook e ka bërë më datën 7 gusht, ku njoftonte për një aksion kundër krimit të organizuar. Prej asaj kohe, siç thuhet në popullorqe, atij i është shurdhuar ”pipi”.

Të ngjashme