Lajme
Pas 8 muajsh pushtim, niset treni i parë nga Kievi për në Kherson
Demokracia
09:42 | 19 Nëntor 2022

Share:

U nis treni i parë nga Kievi për në qytetin ukrainas të Khersonit, një hap në rilidhjen e qytetit jugor një javë pasi trupat ukrainase morën kontrollin nga pushtimi rus.

Treni i planifikuar për të mbërritur në Kherson në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, ka 200 pasagjerë dhe do të ishte fillimi i shërbimit të rregullt midis qyteteve, ka shkruar në Telegram Kyrylo Tymoshenko, zyrtar i lartë në zyrën e Presidentit.

Videot e postuara në mediat sociale nga zyrtarët ukrainas treguan se treni po nisej me brohoritje dhe duartrokitje nga njerëzit.

“Ky është treni ynë i fitores. Ashtu si ky tren, ne do të kthejmë në Kherson gjithçka për një jetë normale!”, shkroi Tymoshenko.

Khersoni ishte qyteti i parë i madh që u pushtua nga forcat e Moskës pas pushtimit të shkurtit dhe mbeti nën kontrollin rus deri më 11 nëntor, kur trupat ukrainase hynë në qytet.

Të ngjashme