ShowBiz
Pas 28 vitesh, Daft Punk kanë vendosur të ndahen
Demokracia
08:57 | 23 Shkurt 2021

Share:

Daft Punk, dyshja franceze e muzikës elektronike kanë vendosur të ndahen pas afër 30 vitesh të themelimit.

Dyshja ka publikuar të hënën videon e titulluar “Epilogue”, në të cilën anëtarët janë të veshur me kostumet e tyre robotike ikonike, duke shëtitur nëpër shkretëtirë, para se njëri prej tyre të shkatërronte veten.

Pastaj shfaqet përshkrimi “1993-2021” që shënon periudhën e tyre të ekzistimit.

Kathryn Frazier, pronarja e shtëpisë incizuese BIZ 3 që ka bashkëpunuar një kohë të gjatë me Daft Punk, ka konfirmuar se videoja nënkupton shuarjen e grupit, ndërsa arsyeja nuk dihet.

Daft Punk janë të njohur për krijimin e hiteve si “One More Time”, “Da Funk” dhe “Around The World”, ndërsa kanë fituar gjashtë çmime Grammy dhe janë nominuar 12 herë. /Demokracia.com/

Të ngjashme