Pas 28 viktimave nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku në një postim në ‘Facebook’ është shprehur se institucionet e vendit janë futur në një heshtje zhurmuese.
Ajo tutje ka shtuar se kjo gjendje nuk guxon të normalizohet.
“Njëzet e tetë jetë të humbura sot. Qindra të infektuar. E në anën tjeter heshtje zhurmuese nga ana e Institucioneve. Kjo gjendje nuk duhet të normalizohet”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë se brenda 24 orëve nga 10 mijë e 321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.