Lajme
Pas 23-vitesh, Izetbegoviq nuk do të jetë më në pushtet
Demokracia
18:04 | 11 Janar 2023

Share:

Bakir Izetbegoviq, pas 23-vitesh në pushtet, nuk do ta mbajë asnjë post në pushtet.

Kështu bëjnë të ditura mediat në Sarajevë, pasi që sot u konfirmuar se Izetbegoviq nuk do të jetë kandidat për delegat të Dhomës së Popullit të Bosnjes dhe Hercegovinës, përcjell Demokracia.com.

Nga viti 2000 deri në vitin 2002, Izetbegoviq ka qenë deputet i Kuvendit të Kantonit të Sarajevës. Nga viti 2002 deri më 2006-ën ka qenë deputet i Parlamentit të Federatës së BeH-së dhe nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka qenë deputet i Parlamentit të BeH-së.

Nga viti 2010 deri në vitin 2018 ka qenë anëtar i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, ndërsa në mandatin e fundit ka qenë delegat në Dhomën e Popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme