Lajme
Pas 10 orësh përfundon bastisja nga Gjykata Speciale në banesën e drejtorit të Demokracia, Adil Behramaj
Demokracia
18:35 | 22 Shkurt 2023

Share:

Ka përfunduar bastisja 10-orëshe nga trupat e EULEX-it në banesën e drejtorit të mediumit Demokracia.com, Adil Behramaj.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se bastisja në shtëpinë e Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales. Ai tha se nuk specifikohet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë.

Qerkini ka qartësuar se nuk ka urdhërarrest për drejtorin e mediumit Demokracia.com.

“Bastisja ka përfundu. Ne po shkojmë në punët tona”, është deklaruar shkurt ai përpara mediave.

Qerkini më herët njoftoi se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Bastisja përfundoi pas orës gjashtë të mbrëmjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme