ShowBiz
Partneri i Rihannas akuzohet për sulm pas të shtënave të raportuara në Hollywood në nëntor të vitit 2021
Demokracia
09:00 | 16 Gusht 2022

Share:

Asap Rocky, partneri i Rihannas dhe babai i djalit të saj, tani është nën ktritika pasi po akuzohet për sulm për të shtënat që ndodhën në Hollywood në nëntor të vitit 2021.

Zyra e DA pretendon se reperi qëlloi me disa fishekë që kishin për qëllim një ish-mik të tijin.

Prokurori i Qarkut nga Los Angeles pretendoi të hënën se zyra e tij është duke e akuzuar artistin dhe producentin me dy akuza për sulm me një armë gjysmë automatike.

Zyra e George Gasconit pretendon se Rocky e drejtoi armën drejt ish-mikut të tij gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi në Hollywood në nëntor të vitit 2021, pas atij debati, ata vazhduan sherrin dhe Asap synoi vendin ku ishin njerëzit e tjerë dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë me armë gjysmë automatike.

I njëjti u arrestua në prill të këtij viti kur ai dhe Rihanna po ktheheshin nga një udhëtim familjar në Barbados.

Duket se këngëtari është ende duke u përballur me probleme ligjore, pasi ai po paditet edhe për sulm dhe bateri.

ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

Miku i tij i përfshirë në ngjarje nga ana tjetër ka deklaruar se ka pësuar lëndime për shkak të goditjes me plumba.

Departamenti i Policisë së Los Angelesit është ende në çështjen dhe historia është akoma në zhvillim.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024