Partizani ka dhënë shenja ringjalljeje pas fitores që e shënoi sonte në derbin kundër Tiranës me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.
Eraldo Çinari, është bërë hero i skuadrës së kuqe pasi arriti të shënoi golin e vetëm në këtë sfidë shumë të nxehtë, e cila para ndeshjes u përcoll edhe me dhunë jashtë stadiumit ndërmjet dy tifozërive.
Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.
Të kujtojmë se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me kartonë të kuq. /Demokracia.com