Sport
Partizani fiton garën me Dritën për qendërmbrojtësin e huaj?
Demokracia
15:38 | 19 Qershor 2022

Share:

Erhun Obanor ishte një nga lojtarët e përmendur sot në Kosovë për nje transferim të mundshëm te Drita.

Mediat kosovare raportonin se ekipi i njohur kishte arritur akordin me shtatlartin dhe prezantimi ishte çështje kohe. Por, mbrëmjen e sotme situata ka marrë rrjedhë tjetër.

Burime të besueshme pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për Neësport.al që stafi teknik i të kuqve ka shfaqur dëshirën për shtatlartin. Largimi i Damçevskit në prapavijë ka bërë të lindë nevoja për një zëvendësues. Obanor shihet si opsioni më i mirë.

Cilësitë e treguara dhe eksperienca në Superiore e bëjnë atë të duhurin për sezonin e ri.

Megjithatë kryeqytetasit duhet që tanimë të mundin përfundimisht Dritën në Kosovë që ishte në bisedime të avancuara me lojtarin. Kujtojmë që në Shqipëri Obanor ka luajtur me Kukësin duke fituar vendin e titullarit.

Më tej u transferua te Laçi, me kurbinasit që e përdorën në rolin e shkatërruesit. 26-vjeçari luan në të majtë të qendres të prapavijës, aty ku aktualisht është titullar absolut Egzon Belica.

Megjithatë transferimi i nigerianit do të shtonte padyshim konkurrencën dhe cilësinë në fazën difensive. A do të arrijë Partizani të mposhtë Dritën? Këtë do ta tregojnë orët e ardhshme.

Të ngjashme