Lajme
Partitë shqiptare garojnë për përfaqësues në Këshillin Kombëtar
Demokracia
08:14 | 25 Shtator 2022

Share:

Më 13 nëntor në Serbi do të mbahen zgjedhjet për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare, pak ditë pas mbajtjes së regjistrimit të popullatës.

Kryetari aktual i Këshillit Nacional Shqiptar e vlerëson të suksesshëm mandatin që po përfundon, ndërsa tërheq vëmendjen për rëndësinë që ka ky institucion përfaqësues i shqiptarëve në Serbi.

” Konsiderojmë se  është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket në këtë mandat të KNSh duke siguruar lejet e përdorimit të teksteve mësimore nga Republika e Shqipërisë dhe fondeve nga Republika e Kosovës kem pajisur 4010 nxënës me tekstet mësimore. Gjithashtu duke pas parasysh rëndësinë e KNSH që ka të bëjë me ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtarë e kulturorë është jashtëzakonisht e rëndësishme si institucion i cili adreson dhe avokon problemet e shqiptarëve me ët cilat janë duke u ballafaquar”, thotë Ragmi Mustafi, kryetar i KNSH-së.

Partitë politike që tubojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës tashmë kanë nis fazën përgatitore për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Disa madje po mundohen të sigurojnë partneritete para zgjedhore e disa e konsiderojnë kohën e mbajtjes së zgjedhjeve jo të favorshme për shqiptarët në Serbi.

” PDSH ka një vendim të saj që të kërkoj partneritete para se të hyhet në zgjedhje për KNSh, duke qenë se akoma partneritetet nuk janë formuar nuk është diskutuar fare për kandidatin, që nuk është problem fare të caktohet edhe kandidati pas marrëveshjeve eventuale që mund të ndodhin”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i PDSh-së.

” Pa dyshim që LR merr pjesë në zgjedhjet e KNSh në dëshirën tonë dhe mundësitë si komunitet shqiptarë ka qenë që zgjedhjet e KNSh të shtyheshin pas regjistrimit që tani fillon me datën një tetor, por edhe pse ne kemi pas një kërkesë drejtuar edhe OSBE-së kjo gjë nuk u arrit. Për shkak se kemi vlerësuar se pas regjistrimit të popullatës numri i delegatëve si dhe numri aktual që përpjesëtohet KNSH është i dëmshëm për shqiptarët për arsye se llogaritet vetëm me pesë mijë banorë të komunitetit shqiptarë në Serbi”,  tha Sami Salihu, kryetar i LR-së.

” APN ka marr vendim që të marrë pjesë në zgjedhjet për KNSH ët cilat do të mbahen më 13 nëntor, gjithashtu ne kemi nominuar edh kandidatin tonë për kryetar që është Levent Qazimi dhe presim nga këto zgjedhje që ne të dalim fitues të jemi bartës të këtij institucioni dhe të unifikojmë faktorin politik shqiptarë “, tha Arbër Pajaziti,  kryetar i APN-së.

Këshillat Nacionale të Pakicave që jetojnë në Serbi, janë institucione përfaqësuese të cilat kanë kompetenca në disa sfera të rëndësishme të ruajtjes së identitetit kombëtarë siç është arsimi, kultura, informimi, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit të pakicës. /Rtk

Të ngjashme