Lajme
Partitë që nuk i paguan gjobat e shqiptuara gjatë fushatës zgjedhore
Demokracia
14:22 | 04 Mars 2021

Share:

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinë, Adonis Tahiri ka treguar se nga 20 gjoba të shqiptuara vetëm 10 prej tyre janë paguar.

Adonis Tahiri, drejtor i inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka treguar se vetëm 10 gjoba janë paguar deri më tani, shkruan Demokracia.com.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social ‘Facebook’, në të cilin kanë shkruar se nga raporti mujor financiar i shkurtit, nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tani.

“Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash: LVV ka paguar 6 gjoba; PDK ka paguar 3 gjoba; AKR ka paguar 1 gjobë. Të papaguara ende, mbesin: LDK 5 gjoba; AAK 3 gjoba; LVV 1 gjobë; NISMA 1 gjobë”, ka shkruar Tahiri.

Njoftimi i Adonis Tahirit pa ndërhyrje:

Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale.

Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash:

– LVV ka paguar 6 gjoba;

– PDK ka paguar 3 gjoba;

– AKR ka paguar 1 gjobë.

Të papaguara ende, mbesin:

-LDK 5 gjoba;

-AAK 3 gjoba;

-LVV 1 gjobë;

-NISMA 1 gjobë.

Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.

ASKUSH MBI LIGJIN!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224826632675753

Të ngjashme