Sonte në Podgoricë janë mbledhur disa qindra qytetarë për të protestuar kundër ndryshimeve të fundit politike në Mal të Zi, ku është paralajmëruar formimi i qeverisë së pakicës në krye me shqiptarin, Dritan Abazoviq, shkruan Demokracia.com.
Kjo protestë është ftuar nga tri parti pro serbe, Fronti Demokratik, Mali i Zi i Bashkuar dhe Mali i Zi i Vërtetë.
Ditë më parë nga pozita e kryeparlamentarit të Mali të Zi është shkarkuar Aleks Beçiq, lideri i Frontit Demokratik.
Edhe qeveria malazeze është shkarkuar nga Kuvendi, duke i hapur kështu rrugë ardhjes në krye të ekzekutivit të Abazoviqit, lideri të Iniciativës Qytetare “URA”. /Demokracia.com/