Lajme
Partitë Popullore Evropiane urojnë Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së
Demokracia
19:00 | 15 Mars 2021

Share:

Partitë Popullore Evropiane (EPP), ia kanë uruar postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut, pas zgjedhjeve të brendshme të mbajtura nga kjo parti të dielën.

EPP, nëpërmjet një postimi në “Twitter” i kanë uruar suksese Abdixhikut, derisa kanë falënderuar edhe ish-kreun e mëparshëm të LDK-së, Isa Mustafën për bashkëpunimin me ta.

“Urime kryetarit të ri të partisë Lumir Abdixhiku nga partia anëtare e EPP-së në Kosovë, LDK. Iu urojmë të gjitha më të mirat dhe një fillim i suksesshëm për të. Shumë falënderime dhe vlerësime për kryetarin në largim të partisë Isa Mustafa për udhëheqjen e tij të fortë dhe prurjen e partisë në familjen EPP”, thuhet në postim.

LDK-ja është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është e anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të partive politike.

Të ngjashme