Barazia
Partitë politke, larg ofrimit të mundësive të barabarta për gratë
Demokracia
13:49 | 19 Janar 2021

Share:

Edhe në këto zgjedhje qe na presin, temë diskutimi mbetet kuota gjinore dhe përfaqësimi i ulët i gruas në parlamentin e Kosovës.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore vë në pah këtë shqetësim se shumica e partive politke kanë prezantuar minimalisht gra, duke përmbushur vetëm kuotën elektorale gjinore prej 30%.

”Edhe këto zgjedhje, asnjë subjekt politik nuk garanton mundësi përfaqësimi të grave dhe burrave në parlament. Shumica e partive politike të cilat i kanë dorëzuar listat elektorale për zgjedhjet qëndrore të parakohshme, kanë prezantuar minimalisht gra, duke e përmbushur kuotën elektorale gjinore prej 30% e cila sipas ligjit për zgjedhje, është obligative për secilin subjekt për t’u çertifikuar”, shkruan Qendra e Kosovës për studime Gjinore, përcjell Demokracia.com

Kjo qendër e cilëson si me ndikim negativ, procesin e politikëbërjes dhe se nuk garanton gjithëpërfshirjen e interesave të të gjitha grupeve identitare dhe ekonomike.

”QKSGj e konsideron shqetësuese këtë trend të ulët të përfaqësimit të grave në listat partiake. Mos-ofrimi i mundësive të barabarta për kandidim për gratë sikur për burrat është tregues që partitë politike ende nuk kanë vullnet politik për avancimin e barazisë gjinore. Kjo përqindje e ulët e grave në lista zgjedhore e cila do të reflektojë edhe në përbërjen e legjislaturës, përveç që e mirëmbanë mendësinë dhe praktikat përjashtuese ndaj grave në politikë, ka ndikim negativ edhe në procesin e politikëbërjes duke qenë se nuk garanton gjithëpërfshirjen e të interesave të të gjitha grupeve identitare dhe ekonomike, ndër dhe brenda gjinore”./Demokracia.com

Të ngjashme