Lajme
Situata politike, Presidentja do të kontaktojë partitë
Demokracia
18:28 | 08 Maj 2025

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, ka deklaruar se deri dje si presidencë nuk patën një kërkesë për një takim të tillë.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media.

Reagimi i Presidencës ka ardhur pas kërkesës për takim me Osmanin nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, LDK-ja ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit, për një kohë deri në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Megjithatë, ftesa e LDK-së është refuzuar nga VV-ja.

Partia e Kurtit i kishte shkruar letër LDK-së duke e ftuar për koalicion, megjithatë Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar.

Si rezultat, vendi për tash e sa javë po vazhdon në bllokadë.

VV-ja nuk po tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut për krytare të Kuvendit, pavarësisht se nuk i ka votat. Përderisa, opozita ka kërkuar që Vetëvendosje ta propozojë një kandidat tjetër.

Partitë kanë nisur ta përmendin më shpesh edhe opsionin e zgjedhjeve të reja.

Të ngjashme